Lidhje


Shpërthen skandali në Uashington: Trump tentoi të aktivizojë kodet bërthamore, gjenerali e ndaloi

Donald Trump “u bllokua nga aksesimi i kodeve bërthamore” nga një gjeneral i ushtrisë amerikane

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dyshohet se hasi kundërshtimin e një figure të lartë ushtarake gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, teksa tentoi të kishte akses në kodet bërthamore të vendit të tij.

 

Sipas raportimeve tronditëse, Trumpit iu bllokua qasja te kodet bërthamore nga një drejtues i lartë ushtarak amerikan.

 

Analisti i pensionuar i CIA-s, Larry Johnson, deklaroi në emisionin e njohur në YouTube “Judging Freedom” se gjatë një mbledhjeje emergjente të zhvilluar të shtunën, Trump tentoi të përdorte kodet bërthamore.

 

“Një raport që doli nga ai takim në Shtëpinë e Bardhë është se Trump donte të përdorte kodet bërthamore dhe gjenerali Dan Caine u ngrit dhe tha: ‘Jo’”, u shpreh Johnson.

 

“Ai përdori autoritetin e tij si kreu i ushtrisë, si të thuash. Me sa duket pati një përplasje të fortë… Po ndodhin disa gjëra shumë të çuditshme në Uashington”, shtoi ai.

 

Këto pretendime nuk janë konfirmuar dhe mbetet ende e paqartë se për çfarë do të përdoreshin kodet bërthamore nëse do të aksesoheshin.

 

Megjithatë, kjo vjen pas raportimeve se Donald Trump ishte ndaluar të hynte në “Situation Room” nga këshilltarët ushtarakë gjatë një operacioni kritik shpëtimi që lidhej me Iranin.

 

Presidenti amerikan thuhet se u përjashtua nga diskutimet për shkak të shqetësimeve mbi temperamentin e tij të furishëm.

 

Zyrtarë të lartë të administratës besonin se paqëndrueshmëria e tij mund të komprometonte operacionin.

 

Pas rrëzimit të një avioni amerikan nga forcat iraniane në fillim të këtij muaji, Trump dyshohet se kaloi orë të tëra duke bërtitur ndaj stafit në West Wing, i përndjekur nga kujtimet e krizës së pengjeve iraniane të vitit 1979.

 

SHBA ndodhet në luftë me Iranin që prej 28 shkurtit, kur u kryen sulme të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj disa objektivave kyçe iraniane.

 

Irani u kundërpërgjigj duke goditur objektiva në të gjithë Lindjen e Mesme, duke e zhytur rajonin në kaos dhe duke mbyllur rrugën kritike tregtare të Ngushticës së Hormuzit.

 

Është arritur një armëpushim afatshkurtër, por ende nuk është konfirmuar një zgjidhje paqeje afatgjatë.

 

Irani, megjithëse nuk njihet zyrtarisht si një shtet me armë bërthamore, konsiderohet se ka kapacitete pasurimi të uraniumit që mund të mundësojnë prodhimin e armëve bërthamore.

 

Sërish, mbetet e paqartë nëse dhe për çfarë do të përdoreshin kodet bërthamore amerikane. / Mirror.co.uk

XS
SM
MD
LG