Lidhje


SHBA vendos veton kundër mocionit për anëtarësimin e Palestinës në OKB

SHBA ka bllokuar një ofertë palestineze për t’u njohur si një shtet anëtar me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara (OKB).Sipas mediave të huaja, 12 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB ishin pro, Britania dhe Zvicra abstenuan, por Amerika vuri veton ndaj mocionit.

 

SHBA tha se ende mbështeste fuqishëm një zgjidhje me dy shtete, por sipas saj “ajo do të vijë vetëm nga negociatat e drejtpërdrejta midis palëve”. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e quajti veton e SHBA “të padrejtë, joetike dhe të pajustifikuar”.

Read more ...


Kostoja e dëmeve në Dubai është tronditëse! Ekspertët: Edhe kur ujërat të tërhiqen, dëmi do ...

Kostoja e fatkeqësisë së përmbytjeve në Dubai dhe në përgjithësi në Emiratet e Bashkuara Arabe, në fillim të javës është marramendëse. Vlerësimi i parë e vendos koston deri në 1 miliard dollarë, por të gjitha treguesit tregojnë se do të shkojë edhe më lart.Përmbytja shkaktoi ndërprerje të paprecedentë në aeroportin e Dubait, një nga më të mëdhenjtë në botë dhe kaos trafiku në rrugët e përmbytura. Reshjet e dendura të shiut që ranë brenda 24 orëve zakonisht janë reshje që bien brenda 1-1.5 vjetësh.Humbjet e kompanive të sigurimit, sipas Insurance Insider, mund të arrijnë në disa qindra miliona dollarë.

Read more ...


Më e vjetra e motrave Hadid krijon kompani filmash për palestinezët

Alana Hadid, motra e modeleve amerikano-palestineze me famë botërore Bella dhe Gigi Hadid, ka krijuar një kompani të quajtur "Watermelon Pictures", të cilën ajo e përshkroi si "një organizatë të pavarur të shpërndarjes, prodhimit dhe financimit të filmit për palestinezët".

 

Sipas Deadline, një faqe e njohur për lajmet e Hollivudit, Hadid njoftoi se do të drejtonte një kompani të re të prodhimit dhe shpërndarjes së filmit.

Read more ...


Izraeli godet rajonet jugore të Libanit me bomba fosfori

Raportohet se ushtria izraelite ka kryer sulm me bombë fosfori në një qytet në jug të Libanit, transmeton Anadolu. Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Libanit NNA, ushtria izraelite goditi vendbanimin Khiyam, që ndodhet në jug të Libanit me zjarr të rëndë artilerik dhe bomba fosfori. Në deklaratën e saj, Lëvizja Hezbollah e mbështetur nga Irani dha informacione për humbjet e saj në përleshjet me Izraelin dhe sulmet. Në deklaratë thuhet se ushtarët izraelitë janë shënjestruar në vendbanimin Metula që ndodhet në kufirin izraelit, teksa tentonin të tërhiqnin një automjet ushtarak që ishte goditur më parë dhe se mes tyre kishte të vrarë dhe të plagosur.

Read more ...


Ministri izraelit Ben-Gvir kërkon dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Ministri i Sigurisë Kombëtare nga e djathta ekstreme në Izrael, Itamar Ben-Gvir ka mbrojtur idenë se "zgjidhja e duhur" për t‘i dhënë fund mbipopullimit në burgjet izraelite është zbatimi i dënimit me vdekje për të burgosurit palestinezë të cilët ai i përcaktoi si "terroristë", transmeton Anadolu.

 

Ben-Gvir, lideri i partisë së ekstremit të djathtë "Fuqia Hebreje" në një deklaratë nga llogaria e tij X tha se është "i lumtur që qeveria izraelite ka miratuar propozimin që lejon ndërtimin e 936 objekteve shtesë të paraburgimit për të burgosurit palestinezë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG