Lidhje


Delegacioni iranian do të zhvillojë bisedime me ndërmjetësuesit pakistanezë, por jo me SHBA-në

 

Delegacioni iranian pritet të zhvillojë bisedime me ndërmjetësuesit pakistanezë të premten, por jo me përfaqësuesit e SHBA-së, sipas një burimi amerikan dhe medias shtetërore iraniane.

 

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pritet të flasë me delegatët pakistanezë, përpara se të udhëtojë për në kryeqytetin e Omanit, Muscat, si dhe në Moskë, Rusi, raportoi media shtetërore iraniane IRNA.

 

Pakistanezët presin që takimi i së premtes të çojë në një raund të dytë bisedimesh midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. As Shtetet e Bashkuara dhe as Irani nuk kanë komentuar publikisht.

XS
SM
MD
LG