Lidhje


Shkel fustanin dhe rrëzohet në skenë, këngëtarja vdes në mes të koncertit

Një këngëtare 31-vjecare që po performonte në një shtëpi të moshuarish më 12 prill ka vdekur në mes të koncertit pasi u rrëzua dhe mbeti e vdekur në skenë, në aksidentin e tmerrit në qytetin kinez të Chongqing. Viktima kishte kënduar dy këngë kur shkeli në bishtin e fustanit të saj dhe u rrëzua në skenë, duke mbetur papritur pa frymë e palëvizje. E reja që nuk është identifikuar publikisht nga autoritetet vdiq nga ataku kardiak megjithëse anëtarë të stafit u përpoqën ta risillnin në jetë.Ajo u dergua më pas në spitalin Chongqing por pak pas mbërritjes u shpall e vdekur. Një autopsi po pritet për shkakun e saktë të vdekjes se pashpjeguar.

Read more ...


BE premton miliona euro për Gazën

Bashkimi Evropian tha se do të japë edhe 68 milionë euro për ndihmën e nevojshme humanitare për palestinezët në Gazë.

 
 
Ky territor është shkatërruar nga lufta që ka nisur mbi gjashtë muaj më parë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – teksa Izraeli po sulmon territorin nga toka dhe ajri në kundërpërgjigje të sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Read more ...


Dokumentari i “RAI 3”, gazetarët italianë grevë kundër qeverisë: Na ndërhyjnë në punë! Sindikatat të përçara: Është politike

Gazetaret e medias publike të Italisë, RAI janë duke protestuar ndaj atyre ë i përshkruajnë si tentative të qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni për ndërhyrje në punën e tyre.

 

Për këtë arsye, sindikata Asigrai ka bërë thirrje për një grevë 24 orëshe më 6 dhe 7 maj. “Kontrolli i rreptë i punës gazetareske” dhe “përpjekja për ta reduktuar RAI-n në një organ zëdhënës të qeverisë”, komunikoi sindikata, është ankesa kryesore, teksa nuk mungojnë kritikat për mungesë personeli dhe kushte jo të mira të kontratave të punës.

Read more ...


Burkina Faso pezullon transmetimin e "Zërit të Amerikës" dhe BBC Afrikës

Administrata e Burkina Faso-s ka pezulluar përkohësisht transmetimin e "Zërit të Amerikës" dhe BBC Afrikës me arsyetimin se raportuan mbi pretendimin se njësitë e ushtrisë vranë 223 civilë, transmeton Anadolu.Në deklaratën e Këshillit të Lartë të Komunikimit të vendit thuhet se transmetimi i dy radiove ndërkombëtare është pezulluar për dy javë.

 

Transmetimi i "Zërit të Amerikës" dhe BBC Afrikës u pezullua përkohësisht me arsyetimin se ato raportuan mbi pretendimin e Organizatës për të Drejtat e Njeriut (HRW) se ushtria e Burkina Faso më shkurt 25 ka vrarë 223 civilë, përfshirë 56 fëmijë.

Read more ...


Vdes foshnja “mrekulli” në Gaza, varroset pranë nënës së tij

Një foshnjë e shpëtuar nga barku i nënës së saj që po vdiste pas një sulmi ajror izraelit në Gazën jugore ka vdekur, raporton BBC. Sabreen al-Sakani lindi me prerje cezariane në një spital në Rafah pak pas mesnatës të së dielës. Mes skenave kaotike, mjekët e ringjallën foshnjën, duke përdorur një pompë dore për të futur ajrin në mushkëri.

Read more ...

XS
SM
MD
LG