‘’Pse më sheh gruan!”- si nisi sherri me një të plagosur në tale, policia: U konfliktuan për motive xhelozie. Ja si është gjendja e të lënduarit

Detaje të reja janë bërë të njohura lidhur me ngjarjen e regjistruar në zonën e Tales, ku nga një konflikt i çastit mbeti i plagosur një person.Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 13:30 në Tale, kur dy shtetas janë konfliktuar për motive xhelozie. “Pse më sheh gruan’’, raportohet se ka qenë fjalia e cila nisi dhe konfliktin mes të plagosurit dhe autorit të ngjarjes.Sipas bluve, ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale A.M., banues në Zejman, i cili është dërguar në spital, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.