Durrës/ Dy burrat në ‘alarm’, denoncojnë në polici: Na janë larguar gratë

DURRËS- Dy denoncime janë bërë në Policinë e Durrësit, nga dy burra. Të dy kanë denoncuar se bashkëshortet u janë larguar nga banesa dhe nuk kanë asnjë njoftim prej tyre.
Denoncimi i parë është bërë nga 38-vjeçari, D. P., banues në Shënavlash, Durrës. Ai ka deklaruar se është larguar nga banesa bashkëjetuesja e tij, I. S., 35 vjeçe, banues në Shënavlash.