Lidhje


Rrëzohet ura në Vietnam, evakuohen 50 mijë persona pas dëmeve të tajfunit Yagi

Një urë u shemb në Vietnamin verior të hënën herët në mëngjes, ndërsa tajfuni Yagi ka shkaktuar dëme kolosale në vend.Mediat lokale kanë raportuar deri më tani se 22 njerëz janë vrarë dhe 34 të tjerë janë zhdukur.Për shkak të përmbytjeve të mëdha, ura Phong Çau u shemb rreth orës 10:00 të mëngjesit, ku bëhet me dije se nëntë persona dhe automjetet e tyre, duke përfshirë një traktor-rimorkio, një kamion, tre makina dhe katër motoçikleta, ranë në lumë.Më shumë se 50 mijë njerëz nga qytetet bregdetare në veri të vendit janë evakuuar për shkak të tajfunit.

Read more ...


Siatëlli, në SHBA, proteston për aktivisten turko-amerikane të vrarë nga Izraeli

Qindra demonstrues janë tubuar në Seattle për aktivisten turko-amerikane që u vra në një sulm izraelit gjatë një proteste kundër pushtimit në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu.Demonstrata në ‘Parkun Westlake’ erdhi një ditë pasi 26-vjeçarja Aysenur Ezgi Eygi u vra nga forcat izraelite derisa po merrte pjesë në një protestë kundër zgjerimit të paligjshëm të vendbanimeve në qytetin Beita, pranë Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar.Protestuesit që brohoritnin kundër Izraelit mbanin pankarta që përfshinin “Aysenur Eygi, e martirizuar për Palestinën, pusho e qetë”, “Drejtësi për Aysenur-in”, “Sot, ne të gjithë jemi Aysenur” e “Rezistenca nuk është terrorizëm! Palestina e lirë!”.

Read more ...


Trafikonte dhe abuzonte me fëmijët, arrestohet pastori i famshëm i kërkuar nga SHBA

Një pastor me ndikim i kërkuar në SHBA për trafikim fëmijësh është arrestuar në Filipine , pas një gjuetie njerëzore 16-ditore në një kompleks të madh që përfshinte dhjetëra ndërtesa dhe një rrjet dhomash dhe tunelesh nëntokësore.

 
 
Apollo Quiboloy, themeluesi i Mbretërisë së Jezu Krishtit (KOJC), i cili pretendon se është “biri i emëruar [i Zotit]”, po përballet me akuza të ndryshme, duke përfshirë në SHBA ku ai kërkohet për trafikim të dyshuar të grave dhe vajzave si 12 vjeç. Sipas listës së të kërkuarve të FBI-së, viktimat dyshohet se rekrutoheshin për të punuar si asistentë personalë, ose “baritorë” dhe iu kërkua të bënin seks me Quiboloy në atë që quhej “detyrë nate”.

Read more ...


Stoltenberg: Ukraina arriti shumë me ofensivën në Kursk

E drejta e Ukrainës për vetëmbrojtje u diskutua të enjten në Oslo nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke iu përgjigjur përdorimit të raketave me rreze të gjatë veprimi.“Ka një diskutim të vazhdueshëm për këtë çështje brenda NATO-s. Më vjen mirë që kaq shumë vende të NATO-s i kanë dhënë këtë mundësi dhe ato që kanë ende kufizime i kanë lehtësuar ato në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet,” tha Stoltenberg, duke theksuar se është e rëndësishme që Kievi të ketë aftësinë për t’iu afruar objektivave ushtarake në tokën ruse.

Read more ...


14-vjeçare nënë, e mitura shpërthen në lot: Të më lirojnë burrin nga burgu/Nëna e 14 vjeçares: Dhëndëri punon dhe mban familjen

E mitura që u bë nënë në moshën 14-vjeçare në Korçë ka folur për mediat. Babai i fëmijës është arrestuar nën akuzën për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.E mitura me lot në sy kërkon lirimin e babit të fëmijës. Ajo thotë se janë të lidhur prej një viti dhe familjet janë në dijeni. Sipas saj, nuk ka kush të punojë për të mbajtur fëmijën. “Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur në Elbasan. Ju thashë edhe prindërve të mo. Ata ranë dakord dhe kam një vot me të. Kam një fëmijë, përse ta arrestojnë.  Ai s’më ka marrë me zor. Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua po fëmijën tim?! Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha. Punonte ai që më sillte për të ngrënë më shtëpi.  Punonte dy punë edhe ditën edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi. Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici”, tha e mitura. 

Read more ...

XS
SM
MD
LG