Lidhje


Zv.presidentja Harris udhëheq para Trump-it në sondazhe pas tërheqjes së Biden-it

Në sondazhet e para të kryera pas tërheqjes së presidentit amerikan Joe Biden nga gara e vitit 2024, zv.presidentja Kamala Harris është në epërsi ndaj ish-presidentit Donald Trump, transmeton Anadolu.Një sondazh i realizuar nga Reuters/Ipsos tregon se Harris kryeson ndaj Trumpit me 44 për qind në krahasim me 42 për qind, me një mundësi gabimi prej 3 për qind, shkruan revista Forbes.Kur përfshihet kandidati i pavarur Robert F. Kennedy Jr., epërsia e Harris-it është në 42 për qind kundrejt 38 për qind.

Read more ...


Gjendja në Bangladesh mbetet shumë e rëndë

Pas protestave dhe trazirave në Bangladesh Gjykata e Lartë e Bangladeshit vendosi që të rezervohen vetëm shtatë për qind të vendeve të punës në sektorin publik për grupe të caktuara të popullsisë.Fillimisht kjo kuotë ishte parashikuar të ishte 30% dhe do të favorizonte pasardhësit e "luftëtarëve të lirisë" që luftuan për pavarësinë e Bangladeshit nga Pakistani në vitin 1971. Kjo nga demonstruesit konsiderohet si favorizim i përkrahësve të kryeministres Sheikh Hasina dhe partisë së saj në pushtet Awami League, pretendim ky që kjo parti e mohuar.

Read more ...


Zgjedhjet në Himarë, KQZ njeh Sali Berishën si kryetar të PD-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar partitë për garën e pjesshme elektorale të 4 gushtit në Himarë.Në këto zgjedhje është regjistruar edhe Partia Demokratike e cila i është bashkuar 10 forcave të tjera politike që kishin depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit për Bashkinë Himarë. Kërkesa e PD u dorëzua të hënën dhe u miratua sot nga KQZ, dhe në dokumentacionin e paraqitur në KQZ Sali Berisha është kryetar i kësaj partie.

Read more ...


Projekti i krijimit të mitrës artificiale, do të mbartë 30.000 fëmijë në procesin invitro/Inxhinieri tregon se si

Inxhinieri biomjekësor Ermand Mertenika ka folur në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews për projektin e krijimit të mitrës artificiale, që do të mbartë fëmijët në procesin invitro.

 

Mertenika tha se ky projekt parashikon edhe përzgjedhjen e tipareve të fëmijëve, duke modifikuar gjenet. (bëhet fjalë për 30 mijë fëmijë të tillë).

Read more ...


‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim

Një tjetër skemë mashtrimi ndaj biznesmenëve është zbuluar nga Krimi Ekonomik, ndërsa kësaj radhe mashtruesit prezantoheshin si kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se pre e mashtrimit ka rënë biznesmeni Ylli Ujkaj, njëherazi edhe presidenti i ekipit të basketbollit ‘Besëlidhja’. Mashtruesit kanë komunikuar me Ylli Ujkajn përmes aplikacionit ‘Signal’ dhe i janë prezantuar atij si Pjerin Ndreu dhe i kanë kërkuar 15 mijë euro.

Biznesmeni ka rënë pre e këtij mashtrimi dhe pa u menduar dy herë, më datë 14 korrik u ka dorëzuar atyre 15 mijë euro. Policia ka arrestuar dy persona, Shkëlqim Domi 35 vjeç, dhe Saimir Sallaku, 37 vjeç, të dy banues në Shijak. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër, Shefik Kurti, 63 vjeç, banues në Itali.

Read more ...

XS
SM
MD
LG