Biden thekson urgjencën e armëpushimit në Gaza në takimin me Netanyahun

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden theksoi nevojën për të mbyllur boshllëqet e mbetura dhe për të finalizuar një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh në Gaza gjatë takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tha Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu.Gjatë takimit në rezidencën presidenciale, dy liderët diskutuan në detaje zhvillimet në Gaza dhe negociatat në vazhdim mbi marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve, thuhet në një deklaratë."Presidenti Biden shprehu nevojën për të mbyllur boshllëqet e mbetura, për të finalizuar marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur, për të sjellë pengjet në shtëpi dhe për të arritur një fund të qëndrueshëm të luftës në Gaza", njoftohet në deklaratë.