Një nga baronët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael Zambada, lider i kartelit meksikan të Sinaloas, është arrestuar nga agjentët federalë amerikanë në El Paso të Teksasit.
Hezbollahu godet me raketa Izraelin, të paktën 11 të vrarë dhe 19 të plagosur

Njëmbëdhjetë adoleshentë dhe të rinj janë vrarë dhe 19 janë plagosur pas një sulmi që goditi një fushë futbolli në Golan të pushtuar nga Izraeli, sipas shërbimeve izraelite të emergjencës dhe zëdhënësve ushtarakë.Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se ky ishte sulmi ishte më vdekjeprurës në rajon, që kur marrëdhëniet u përshkallëzuan kur filloi lufta Izrael-Hamas në tetor.IDF fajësoi Hezbollahun për sulmin, por zëdhënësi i Hezbollahut Mohamad Afif mohoi “ndonjë lidhje me incidentin”. “Të gjitha akuzat janë të rreme”.