Ushtria izraelite tërhiqet nga pjesa lindore e Deir Al-Balah duke lënë pas shumë të vrarë

Ushtria izraelite u tërhoq nga pjesa lindore e qytetit Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës pas sulmeve të dhunshme që vazhduan për 5 ditë duke lënë pas shumë të vrarë dhe një shkatërrim të madh, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, ushtria izraelite u tërhoq nga pjesa lindore e Deir Al-Balah. Ushtarët gjatë kësaj shënjestruan palestinezët që përpiqeshin të kthehen në shtëpitë e tyre. Thuhet se në sulme ka të vrarë dhe të plagosur.