Boksierja transgjinore garon në konkurrencën e vajzave, kundërshtarja dorëzohet pas disa sekondave

Boksierja algjeriane Imane Khelif ka kaluar në çerekfinalet e kategorisë 66 kg për femra në Olimpiadë pasi kundërshtarja e saj, italiania Angela Carini, e braktisi ndeshjen brenda 46 sekondave.Khelif është një nga dy sportistët që janë lejuar të garojnë në boksin për femra në Paris, pasi u diskualifikua nga Kampionati Botëror i Femrave vitin e kaluar për mospërmbushje të kritereve të përshtatshmërisë gjinore.Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC) – i cili nuk organizoi Kampionatin Botëror por po drejton boksin në Paris 2024 – tha se Khelif u diskualifikua në Indi për shkak të niveleve të larta të testosteronit.