"Follow the money"-SPAK “vetting” Berishës!/ Prokuroria e Posaçme ndoqi paratë, kaloi në sitë çdo të ardhur të familjes së ish-kryeministrit Berisha
Si u korruptua ish-kryeministri Sali Beisha nga dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi? Për të ngritur një akuzë të tillë, SPAK ka kryer një hetim financiar duke gjurmuar çdo të ardhur të Malltezit, të Argita Berishës dhe çdo anëtari të familjes të lidhur me ta.
Ashtu si organet e vettingut që kanë administruar qindra raporte vetdeklaratash pranë ILDKPI për njerëzit e drejtësisë, edhe për Berishën SPAK i ka përdorur kundër deklaratat periodike të dorëzuara prej tij në cilësinë e deputetit prej kohës kur ka nisur vetdeklarimi i pasurive.