Çfarë solli nata e tretë e Kuvendit Kombëtar Demokrat?

ÇIKAGO – Në mbrëmjen e tretë të Kuvendit Kombëtar Demokrat u shfaq ish-Presidenti Bill Clinton dhe iu prezantua më gjerësisht amerikanëve kandidati për nënpresident, guvernatori i Minesotas, Tim Walz, i cili ishte pak i njohur jashtë shtetit të tij përpara se të përzgjidhej nga zonja Harris.
Zoti Walz, ish-mësues dhe ish-trajner i futbollit amerikan, shfrytëzoi fjalimin për t’i dhënë një ton ndryshe axhendës së demokratëve, më pranë problematikave të qyteteve të vogla amerikane, në mbrojtje të lirive individuale dhe për të refuzuar ato që demokratët i quajnë politika ndërhyrëse të kandidatit republikan Donald Trump.