Lidhje


Mjekja britanike thotë se 80 për qind e vi’ktimave të Ga’zës që ajo trajtoi ishin fëmijë

Ekipet e mjekëve ndërkombëtarë që kanë mundur të hyjnë në Rripin e Gazës janë të shokuar nga numri i fëmijëve që po operojnë.Dr Victoria Rose sapo u kthye në Mbretërinë e Bashkuar pasi punoi në Spitalin Nasser në Khan Younis.

 

Ajo thotë se fëmijët po vuajnë gjithnjë e më shumë plagë që ndryshojnë jetën në sulmet izraelite në krahasim me periudhën e saj të mëparshme në Gaza në mars.

Read more ...


Mediat greke hedhin akuza të forta: Beleri i lidhur me organizatën t"erroriste MAVI, si u tentua vrasja e dy deputetëve shqiptarë në Athinë

Media greke EfSyn me anë të një shkrimi, shprehet se eurodeputeti tashmë grek Fredi Beleri ka lidhje me organizatën ekstremiste helene, MAVI.Në artikull është dhe fotoja e Belerit, kur ai është arrestuar nga shteti grek. Po ashtu, në shkrim përmendet edhe tentativa e vrasjes të dy politikanëve shqiptarë, Vangjel Tavo dhe Anastas Angjeli, me akuzën se punojnë për interesin e Shqipërisë.  Një histori ‘e harruar’ e vitit 2001 me implikime shumë aktuale. Zhvillimet e fundit në Shqipëri i japin një aktualitet befasues një akti terrorist që ndodhi në Athinë gati dy dekada e gjysmë më parë dhe për arsye “kombëtare” ishte në lajme në atë kohë.

Read more ...


Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime.
 
Maqedonci ka njoftuar se i ka dërguar letër homologes, Jana Černochová tha se i ka shpreha gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave tjera të mbështetjes humanitare.
 
 
“Në këto momente të vështira kur Republika Çeke po përballet me përmbytje, në letrën drejtuar homologes sime, Ministres së Mbrojtjes së Republikës Çeke, Jana Černochová, i shpreha gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave tjera të mbështetjes humanitare”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Read more ...


Rusët mizorë, ekzekutojnë ushtarët e dorëzuar ukrainas

Numri i ekzekutimeve të ushtarëve ukrainas nga forcat ruse, menjëherë pas dorëzimit të tyre, po rritet vazhdimisht sipas një raportimi të CNN, që ka publikuar edhe një video të rastit të fundit të regjistruar javën e kaluar në rajonin e Pokrovsk.

 

Burimet e inteligjencës ushtarake ukrainase i dhanë CNN një listë me 15 ekzekutime të burgosurish që nga nëntori 2023, shumica e të cilave u konfirmuan nga përgjimet video dhe audio të siguruara nga dronët.

Read more ...


Provokimet vazhdojnë!/“Ju presim në veri”, serbët shfaqin parrulla kërcënuese në Kosovë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas shfaqjes së disa pamfleteve që përmbajnë mesazhe kërcënuese në komunat veriore.  Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, ka konfirmuar se pamfletet janë hasur në disa lokacione në veri. Për momentin nuk ka të dyshuar, ndërsa rasti është iniciuar nga Prokuroria Speciale si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”. Elshani ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar hetimet për ta ndriçuar rastin. Në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi me pamfletet kërcënuese që janë ngjitur në vende të ndryshme në veri në orët e para të së premtes.

Read more ...

XS
SM
MD
LG