Zemërim pasi Macron refuzoi qeverinë e majtë në Francë

Presidentifrancez ende nuk ka emëruar një kryeministër të ri, duke ngjallur zemërimin e aleancës së krahut të majtë që fitoi zgjedhjet legjislative në fillim të kësaj vere.Emmanuel Macron hodhi poshtë të hënën idenë e emërimit të një qeverie të majtë për të thyer bllokadën politike të vendit, një veprim që zemëroi aleancën e majtë të vendit.Macroni tha se formimi i një qeverie të krahut të majtë do të kërcënonte "stabilitetin institucional", në komente që zemëruan Frontin e Ri Popullor (NFP).Aleanca e majtë përbëhet nga France Insoumise (LFI), socialistët, komunistët dhe të Gjelbërit. NFP mori numrin më të madh të vendeve në zgjedhjet legjislative që u zhvilluan në fillim të verës.