Kulmi i hipokrizisë! Presidenti i një vendi që po bën ho"lokaust viziton memorialin e H"olokaustit/Kjo së bashku me njeriun që po bën "H"olokaust" urban dhe social.Veliaj presidentit I"raelit: E shkuara nuk harrohet

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, vizitoi memorialin e Holokaustit në parkun e Liqenit Artificial. Vizita aty kishte qëllim përkujtimin dhe nderimin e viktimave, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
Erion Veliaj: Sot përkujtojmë një nga ngjarjet më tragjike të historisë sonë njerëzore, shfarosjen e 6 milionë hebrenjve. Gabimet e së shkuarës nuk duhen përsëritur. ‘Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar ta përsërisin atë’, – ka shkruar, George Santayana. Pavarësisht nëse je kryetar bashkie, president, ambasador, madje edhe tregtar i thjeshtë… duhet të kuptojmë se ato që themi sot, ndoshta nuk shkaktojnë vërtet përçarje apo përplasje fizike të atëçastshme, por në afatgjatë, e helmojnë shoqërinë.