I"zrael, vazhdojnë demonstratat për "marrëveshje armëpushimi në Gaza"

Protestat e zhvilluara në Izrael si reagim ndaj hezitimit të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu për të rënë dakord për një armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve në Gaza vazhduan për të tretën ditë me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve, raporton Anadolu.Mijëra njerëz dolën në rrugë në shumë pjesë të vendit, veçanërisht në Tel Aviv dhe Kudsin Perëndimor, dhe akuzuan Netanyahun dhe qeverinë e tij për vdekjen e të burgosurve izraelitë në Gaza.Demonstruesit që ndezën zjarr në disa pika u ndeshën me ndërhyrjen e policisë. Protestuesit, që mbanin flamuj izraelitë, shpalosën pankarta dhe afishe dhe thirrën parulla kundër kryeministrit Netanyahu dhe politikanëve në qeverinë e tij.