Presidenti izraelit Herzog takohet me homologun serb Vuçiq në Beograd

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog u takua me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, raporton Anadolu. Herzog u prit me ceremoni zyrtare në Beograd ndërsa pas takimit dypalësh me Vuçiqin mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë "Sinergjia në Inovacion dhe Tregti: Bisedimet Serbi-Izrael". Duke folur në konferencën e përbashkët për media pas takimit, Herzog tha se me Serbinë kanë mundësi të pafundme bashkëpunimi dhe tha se vendi i tij është "në konflikt".