Lidhje


I lidhur me aferën e spitaleve publike në Maltë, nën hetim shefi i zinxhirit spitalor të falimentuar në SHBA

Sistemi spitalor “Steward” ishte në një gjendje kaq të rëndë përpara falimentimit të tij, saqë administratorët e spitalit të tij çdo javë ishin në kërkim të parave dhe furnizimeve për të mbajtur objektet në funksion.Ndërkohë që humbte qindra milionë dollarë në vit, “Steward” i pagoi të paktën 250 milionë dollarë shefit të saj ekzekutiv, Dr. Ralph de la Torre, dhe kompanive të tjera të tij gjatë katër viteve që ai ishte pronari kryesor i zinxhirit të spitaleve.“Steward” paraqiti falimentimin në maj, duke u bërë një nga dështimet më të mëdha spitalore në dekada. Kushtet në disa nga spitalet e saj u kthyen në katastrofë. Në një spital në Florida, një kompani që merrej me pastrimin e brejtësve gjeti mbi 3 mijë lakuriqë nate vitin e shkuar.

Read more ...


E rëndë në Tiranë! Mësuesi amerikan mbyt gruan dhe qentë, më pas vret veten

Një krim horror tronditi kryeytetin këtë të hënë. Një shtetas amerikan vrαu gruan duke e mbytur me litar, dy qentë e tyre dhe më pas u vetëvαr. Ngjarja ka ndodhur në banesën ku ata jetonin me qira në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”.Bëhet fjalë për shtetasin amerikan Mathew James Werts, 55 vjeç i cili punonte si mësues në Tiranë në një gjimnaz privat. Bashkëshortja e tij është identifikuar si Indah Lilis Sartika Saragih, me origjinë nga Indonezia.

Mësuesi amerikan nuk është paraqitur në shkollë sot, duke nxitur shqetësimin e kolegëve dhe drejtuesve të institucionit. Drejtori i shkollës është personi që ka shkuar në shtëpinë e Werts për ta kontrolluar dhe ka zbuluar ngjarjen tragjike. Policia gjeti fillimisht trupin e mësuesit dhe më pas edhe atë të bashkëshortes së tij.

Read more ...


Qytetarët protestojnë për vrasjen e Egli Progës -“Kundër gangove me pushtet”

Qytetrarët kanë nisur mbrëmjen e kësaj të hëne një marshim në Tiranë në shenjë homazhi ndaj Egli Progës, 42 vjeçarit që humbi jetën në Pogradec një javë më parë.Në tubim marrin pjesë aktivistë të shoqërisë civile, si dhe qytetarë të shumtë  të cilët kërkojnë “Drejtësi për Eglin”.Proga humbi jetën pasi u godit nga Denis Meçe në ambientet e një lokali në Pogradec. Prokuroria ka nisur hetimet me akuzën ‘vrasje nga pakujdesia’.Ndërkohë që familjarët pretendojnë se është ‘vrasje në bashkëpunim’ dhe institucionet kanë fshehur ngjarjen dhe motivet e saj.

Read more ...


Skandal/Gazetari i RTSH’së shfaqet me flamur të Serbisë në transmetim

Gazetari i sportit i Radio Televizionit Shqiptar, Ervin Baku, është shfaqur me flamur të Serbisë në transmetim.Menjëherë pas kësaj me anë të një postimi në Facebook ka reaguar Lëvizja Atdheu.Në postim thuhet se Serbia ka hyrë tek instuticionet më të rëndësishme në Shqipëri.“Ju kemi thënë prej kohësh që Tirana është nën Beogradin dhe megjithëse jemi përpjekur maksimalisht që ta evitojmë diskursin agresiv nacionalist që përdoret zakonisht nga sharlatanët dhe tregëtarët e nacionalizmit, Serbia sot ka hyrë tek institucionet më të rëndësishme në Shqipëri, por këtë herë ka një zhvillim të ri të frikshëm që tregon se agjenda ka përparuar dhe ajo është dalja hapur me atë që deri tani është përfolur vetëm në kulisa”, thuhet në postim.

Read more ...


Prag tragjedie për një romancë të dyshuar/Plagosja në Tiranë, polici dyshonte për tradhtinë e partneres me shefin

Detaje të reja mësohen për plagosjen e ndodhur sot në “Komunën e Parisit” në Tiranë.I plagosur ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa është efektivi i policisë ka qenë me makinë.Goxharaj (majtas fotos) sapo e ka parë Lorenc Kostën dhe ka ndaluar dhe e ka qëlluar disa herë në këmbë (policia gjeti 6 gëzhoja në vendngjarje) duke e lënë të plagosur.Pas kësaj, ai i ka bërë foto të plagosurit, i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

Read more ...

XS
SM
MD
LG