Lidhje


Izraeli sulmon autokolonën humanitare të organizuar nga një shoqatë amerikane, vriten katër palestinezë

Një sulm ajror izraelit goditi dje një autokolonë ndihmash në Gaza të organizuar nga një grup humanitar amerikan, gjatë të cilit u vranë katër palestinezë në automjetin e parë të autokolonës,

 

Sipas organizatës jofitimprurëse American Near East Refugee Aid -Anera (Ndihma Amerikane për Refugjatët e Lindjes së Afërt) me seli në Washington, kolona po dërgonte ushqim dhe karburant në Spitalin e Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve në Gaza.

Read more ...


Izraeli miraton vazhdimin e pushtimit në 'Korridorin e Filadelfit' në kufirin Egjipt-Gaza

ANKARA (AA) - Kabineti izraelit i Sigurisë miratoi vazhdimin e pushtimit në 'Korridorin e Filadelfit' në kufirin Egjipt-Rripi i Gazës, transmeton Anadolu.Sipas mediave lokale, ushtria izraelite i ka paraqitur Kabinetit të Sigurisë hartat në lidhje me vazhdimin e pushtimit në 'Korridorin e Filadelfit'.Propozimi u miratua në votim, ku 8 nga 10 anëtarë të Kabinetit të Sigurisë votuan pro vazhdimit të pushtimit të ushtrisë izraelite në 'Korridorin e Filadelfit'.Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant votoi kundër propozimit ndërsa ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir nuk mori pjesë në takim.

Read more ...


Rreth 20 ushtarë izraelitë refuzojnë të kthehen në luftimet në Gaza

Njëzet ushtarë izraelitë nga një brigadë këmbësorie kanë refuzuar të kthehen në luftimet në Gaza dhe disa janë informuar se do të përballen me gjykatën ushtarake nëse nuk respektojnë urdhrin, transmeton Anadolu.Transmetuesi publik izraelit KAN njoftoi se rreth 10 ushtarë izraelitë të martën morën njoftime ku thuhej se do të përballeshin me gjyq për mosbindje ndaj urdhrave ushtarakë nëse nuk pranonin të ktheheshin në Rripin e Gazës.Disa ushtarë kanë thënë se pasi kanë kaluar 10 muajsh luftime në Gaza, ata nuk mund të kthehen më sërish, por janë të gatshëm të marrin përsipër detyra të tjera. Raportime të ngjashme vështirësish po dalin në pah nga batalione shtesë në brigada të tjera që luftojnë në Gaza.

Read more ...


“Charlie Hebdo” zemëron të krishterët publikon karikaura të Shën Marisë me Linë e majmunit

Gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo” është vënë sërish në qendër të polemikave. Këtë herë nuk janë myslimanët, por katolikët që e akuzojnë për “nxitje dhe provokim të urrejtjes fetare”. Shkak u bë publikimi i një karikature i Virgjëreshës Mari më 16 gusht, një ditë pas festës së saj fetare.Karikatura e titulluar “Lija e majmunit, shfaqja e parë e virusit në Evropë” përshkruan Shën Marinë me simptomat e sëmundjes duke qarë me duar të shtrënguara teksa merr ofendime të ndryshme nga njerëz jashtë skenës.

Read more ...


Europa në gatishmëri për sulmin e ri të lisë së majmunit! Përhapet përmes kontakteve seksuale dhe… Ja simptomat

Sipas ekspertëve, është vetëm çështje kohe që të identifikohen edhe raste të tjera të variantit të ri ngjitës të virusit të lisë së majmunit (mpox Clade Ib) në Evropë, pas rastit të parë të importuar të raportuar në Suedi një javë më parë.Sipas profesorit të epidemiologjisë grek Dimitris Paraskevi , “virusi transmetohet kryesisht nëpërmjet kontaktit seksual ose kontaktit fizik shumë të ngushtë”, ndërsa për simptomat ai thekson se “ato përfshijnë ethe, dhimbje koke, mialgji, dhimbje shpine, limfadenopati, të dridhura dhe rraskapitje dhe në shumicën e rasteve janë të lehta. Në gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël, njerëzit me imunosupresion sëmundja mund të jetë serioze. Skuqja karakteristike zakonisht shfaqet 1 deri në 5 ditë pas fillimit të simptomave.’

Read more ...

XS
SM
MD
LG