“Më kapi me zor, unë i shkova në shtëpi se….”, u abuzua seksualisht nga Kevin Cungu, flet e mitura: Jam vajza e katërt që e ka pësuar

E mitura që denoncoi 22-vjeçarin Kevin Cungun për abuzim seksual me dhunë, në një intervistë për Top News, ka rrëfyer detaje tronditëse.15-vjeçarja ka treguar se Kevin, i cili ishte në arrest në shtëpi, lëvizte i lirë dhe i armatosur, ndërsa e kërcënonte me jetë nëse ajo nuk vepronte ashtu siç i thoshte 22-vjeçari.Sipas saj, ajo ka shkuar në shtëpinë e tij pasi ishin ndarë, për të marrë çëlësat, por ai e ka marrë me forcë brenda në shtëpi dhe e ka përdhunuar e ushtuar dhunë për rreth katër orë.E mitura tregon se i kishte kërkuar të fshehë armën e tij kallashnikov, i ka ushtruar dhunë, e ka kërcënuar dhe i ka dhënë të konsumojë lëndë narkotike, pa dëshirën e saj.Pas denoncimit, ajo thotë se familjarët e saj kanë marrë shumë mesazhe kërcënuese, ndërsa thotë se ajo nuk është vajza e vetme që Kevin Cungu ka abuzuar.
I hodhi kafe të nxehtë foshnjës në Australi, shpallet në kërkim ndërkombëtar autori

Policia australiane po punon me homologët e saj ndërkombëtarë për të gjetur një burrë që besojnë se ka ikur nga vendi pasi i ka derdhur kafe të nxehtë një bebeje në Brisbane.Sulmi që ndodhi muajin e kaluar dhe ka tronditur kombin, e la djalin nëntë muajsh me “djegie të rënda” në fytyrë dhe gjymtyrë.Policia e Queensland ka lëshuar një urdhër arresti për një 33-vjeçar të kërkuar për akte që synonin të shkaktonin lëndime të rënda trupore, një akuzë e cila mbart një dënim të përjetshëm.Megjithatë, të hënën ata thanë se i dyshuari i tyre kryesor fluturoi nga aeroporti i Sidneit gjashtë ditë pas incidentit dhe vetëm 12 orë para se të konfirmonin identitetin e tij.
India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit bërthamor

India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi bërthamor ndërsa kryeministri Narendra Modi priti Princin e Kurorës Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan në New Delhi, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë tha se dy liderët “shprehën kënaqësinë për përparimin thelbësor” të arritur në vitet e fundit në partneritetin strategjik gjithëpërfshirës Indi-EBA.
Rrëzohet ura në Vietnam, evakuohen 50 mijë persona pas dëmeve të tajfunit Yagi

Një urë u shemb në Vietnamin verior të hënën herët në mëngjes, ndërsa tajfuni Yagi ka shkaktuar dëme kolosale në vend.Mediat lokale kanë raportuar deri më tani se 22 njerëz janë vrarë dhe 34 të tjerë janë zhdukur.Për shkak të përmbytjeve të mëdha, ura Phong Çau u shemb rreth orës 10:00 të mëngjesit, ku bëhet me dije se nëntë persona dhe automjetet e tyre, duke përfshirë një traktor-rimorkio, një kamion, tre makina dhe katër motoçikleta, ranë në lumë.Më shumë se 50 mijë njerëz nga qytetet bregdetare në veri të vendit janë evakuuar për shkak të tajfunit.
Siatëlli, në SHBA, proteston për aktivisten turko-amerikane të vrarë nga Izraeli

Qindra demonstrues janë tubuar në Seattle për aktivisten turko-amerikane që u vra në një sulm izraelit gjatë një proteste kundër pushtimit në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu.Demonstrata në ‘Parkun Westlake’ erdhi një ditë pasi 26-vjeçarja Aysenur Ezgi Eygi u vra nga forcat izraelite derisa po merrte pjesë në një protestë kundër zgjerimit të paligjshëm të vendbanimeve në qytetin Beita, pranë Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar.Protestuesit që brohoritnin kundër Izraelit mbanin pankarta që përfshinin “Aysenur Eygi, e martirizuar për Palestinën, pusho e qetë”, “Drejtësi për Aysenur-in”, “Sot, ne të gjithë jemi Aysenur” e “Rezistenca nuk është terrorizëm! Palestina e lirë!”.