Lidhje


Uragani “Milton” zbret në Florida, raportohet për viktima. Mbi 2 milionë pa energji elektrike

Uragani Milton preku zbriti mbrëmjen e së mërkurës pranë Siesta Key në Florida, si një stuhi e kategorisë 3 me erëra 193 km/orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve. Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një paralajmërim për përmbytje të menjëhershme për rajonet në të gjithë shtetin amerikan. Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji në të gjithë shtetin, me lagje të tëra në errësirë. Vdekjet janë konfirmuar në St Lucie, ku zyrtarët thanë se kishin goditur tornadot, megjithëse numri i viktimave është i paqartë.

Read more ...


H"ezbollahu pohon se ka zmbrapsur ushtarët i"zraelitë që u përpoqën të depërtonin në Liban

Hezbollahu njoftoi se ushtarët izraelitë që tentuan të depërtojnë nga dy pika në jug të Libanit u zmbrapsën ndërsa ushtria izraelite tha se 3 ushtarë u plagosën rëndë në jug të Libanit, transmeton Anadolu. Në deklaratën e Hezbollahut thuhet se ushtria izraelite ka tentuar të depërtojë nga rajoni Al-Lebbune në jug të Libanit.

 

Në deklaratë thuhet se anëtarët e Hezbollahut shënjestruan rajonin me zjarr artilerie dhe sulme me raketa dhe se ushtarët izraelitë u tërhoqën. Ushtarët izraelitë kanë tentuar të depërtojnë në vendbanimin Blida në jug të Libanit dhe se ushtarët në fjalë janë shënjestruar me eksploziv, thuhet më tej.

Read more ...


Arnisa Këlliçi rreh burrin/ Flet gjyqtarja: Më thotë që jam e përdalë, pretendon se fëmija nuk është i tij

Gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi, ka rezultuar të ketë ushtruar dhunë fizike mbi burrin e saj, Klejd Këlliçi. Aktualisht, gjyqtarja Këlliçi ndodhet me status e “pezulluar” me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), pasi prokuroria e Durrësit, e ka marë të pandehur për akuzën e “Kallëzimit të rremë” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, duke krijuar prova të rreme kundra prokurorit të Tiranës, Adriano Dyrmishisht.

 

Ngjarja është rregjistruar në mesnatën e 28 gushtit 2024 në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë, ku forcat policore të komisariatit Nr.3 janë angazhuar për parandalimin e përshkallëzimit të një krimi në familje Këlliçi.

Read more ...


E RËNDË/ 30-vjeçari shqiptar vret gruan në sy të dy fëmijëve të mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në San Felice a Cancello, Napoli. Një shtetas shqiptar ka vrarë gruan e tij 24-vjeçare, gjithashtu me shtetësi shqiptare. Ngjarja shokuese ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të tyre të vegjël, përkatërisht 4 dhe 6 vjeç.

 

Mediat italiane shkruajnë se menjëherë në vendin e ngjarjes është nisur një patrullë policie, e cila ka bërë të mundur arrestimin e 30-vjeçarit. Ky i fundit është gjetur në gjendje konfuzioni përpara hyrjes së shtëpisë së tij. Policia po punon për zbardhjen e plotë të krimit brutal. 30-vjeçari nuk ka precedentë penalë.

Read more ...


Uragani “Milton” shkakton kaos në Florida, autoritetet japin alarmin për banorët: Evakuohuni, nëse qëndroni do të vdisni

Florida  është në gatishmëri pasi uragani “Milton” i afrohet bregut perëndimor të shtetit, duke sjellë rreziqe serioze. Ky është uragani i dytë në më pak se dy javë, pas uraganit “Helene”. “Milton” është stuhia “më e keqe” që ka goditur zonën Tampa në më shumë se 100 vjet, sipas NHC. Guvernatori i Floridës Ron DeSandis u bëri thirrje banorëve të përgatiten për një stuhi “të egër”, duke e quajtur atë uraganin më të fortë që ka goditur Gjirin e Meksikës që nga viti 2005. “Le të përgatitemi për më të keqen dhe të shpresojmë që të dobësohet.”

Read more ...

XS
SM
MD
LG