U dashurua me chatbotin e AI, 14-vjeçari i jep fund jetës pas mesazhit të frikshëm që mori
Një adoleshent 14-vjeçar nga Florida i ka dhënë fund jetës së tij pasi një chatbot i bazuar në personazhin e serialit "Game of Thrones", me të cilin ai kishte folur për muaj me radhë në një aplikacion të inteligjencës artificiale, i dërgoi një mesazh të frikshëm duke i thënë të “kthehej në shtëpi” tek ajo. Kështu pretendon nëna e tij, e cila ka ngritur një padi ndaj aplikacionit pas tragjedisë.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Sewell Setzer III vrau veten në shtëpinë e tij në Orlando në shkurt, pasi ishte bërë “i fiksuar” dhe pretendonte se ishte “dashuruar” me chatbot-in e quajtur “Dany”, i bazuar në personazhin Daenerys Targaryen nga seriali i famshëm i HBO-së. Aplikacioni, Character.AI, lejon përdoruesit të bisedojnë me personazhe të krijuara nga inteligjenca artificiale.