Sulm me armë zjarri në Mynih, policia vret të riun. "Mister" identiteti i autorit të sulmit

Policia gjermane shkëmbeu zjarr me një person të enjten në afërsi të një muzeu që dokumenton historinë e Mynihut si vendlindje të lëvizjes naziste dhe afër konsullatës së Izraelit në këtë qytet. Sipas policisë, sulmuesi vdiq nga plagët e marra. Autoritetet gjermane nuk e kanë bërë të ditur identitetin e tij dhe thanë se motivet e sulmit mbesin të paqarta.Autoritetet në Gjermani thanë se policia u njoftua në orët e hershme të mëngjesit të enjten për një person të armatosur në afërsi të qendrës së Mynihut. Sipas zëdhënësit të policisë nuk ka njoftime për të plagosur të tjerë gjatë këtij incidenti.