Lidhje


‘Më premtoi se nuk do e bënte’! Babai i 33-vjeçarit të v,rarë në Gjermani flet mes lotësh: Pronari nuk i jepte pagesën!

Babai i 33-vjeçarit, Dritan Lalaj i cili u vetëvra në Hamburg, Gjermani një ditë më parë ka treguar arsyes së përse i biri ka shkuar drejt vetëflijimit. Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qenë shkaku që 33- vjeçari, Dritan Lalaj, nga Frakulla e Vogël në Fier, i ka dhënë fund jetës.

 

Dritani ishte fëmijë i vetëm, ndërsa nëna kishte ndërruar jetë më parë, ndërsa babai i tij jeton në gjendje të mjerueshme në fshatin Frakulla. Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit , ndërsa lajmin e hidhur babai i tij Fitim Lalaj, e mori vetëm pak minuta më parë. I shokuar për humbjen e djalit të vetëm, i moshuari tregon mes lotësh se telefonatën e fundit me të birin tre ditë më parë.

Read more ...


Gripi i shpendëve, konfirmohet një vatër në Tiranë

Një vatër me gripin e shpendëve (H5N1) është konfirmuar në fshatin Mëzez, në Tiranë. Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria e Bujqësisë përmes një njoftimi zyrtar, ku bëhet me dije se vatra është karantinuar me qëllim izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit. Në njoftimin e ministrisë thuhet se Instituti i Shëndetit Publik është njoftuar për të kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut tek njerëzit.

 

Që nga data 30 tetor, fermerëve iu është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e zonave të Bashkive: Tiranë, Vorë dhe Kamëz. Ministria ka ndaluar edhe shitjen dhe tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla. Gjithashtu është vendosur ndalimi i lëvizjes së shpendëve të gjallë pa autorizim të veterinerit zyrtar për në thertore, pasi është kryer testi i PCR-së dhe shpendët kanë rezultuar negativ ndaj sëmundjes. Këto shpendë duhen të jenë të shoqëruar me certifikatën shëndetësore të lëvizjes së shpendëve, në Bashkinë Tiranë, Kamëz dhe Vorë.

Read more ...


Greqi/ zbulohet trilleri i zhdukjes së të moshuarës shqiptare! Mediat greke: 75 vjeçarja u vra nga prifi i fshatit dhe…..

Dëshmi të reja mësohen për zhdukjen thriller të një të moshuare në Alikianos të Chanias në vitin 2022. Rasti u zbardh nga Aggeliki Nikolouli, ndërsa sot pas gati dy vitesh prifti i fshatit është i dyshuari kryesor për vdekjen 75-vjeçares, e cila rezultonte e zhdukur.

 

Dëshmi të reja mësohen për zhdukjen thriller të një të moshuare shqiptare në Alikianos të Chanias në vitin 2022. Rasti u zbardh nga Aggeliki Nikolouli, ndërsa sot pas gati dy vitesh prifti i fshatit është i dyshuari kryesor për vdekjen 75-vjeçares, e cila rezultonte e zhdukur.

Read more ...


Vrasjet e të pafajshmëve: Pse jeta në Shqipëri vlen kaq pak?

Ngjarjet e fundit në Shkodër dhe krimet e përsëritura në Shqipëri nxjerrin në pah problemin e thellë të mungesës së sigurisë dhe vlerësimit të jetës njerëzore në vend. Krime të tilla nuk janë thjesht ngjarje të izoluara, por simptomë e një situate të brishtë ku jeta duket se ka humbur rëndësinë e saj të natyrshme përballë konflikteve për motive të dobëta, hakmarrjeve apo interesave kriminale.
 
 
Në Shqipëri, mungesa e një sistemi efektiv drejtësie dhe përgjigja e ngadaltë e institucioneve për parandalimin e krimeve, i shtojnë pasigurinë qytetarëve. Kjo ndjesi e përhershme e pasigurisë ka krijuar një kulturë ku vlerësimi për jetën është zbehur dhe ku shumë njerëz ndihen të pambrojtur. Krimet e përgjakshme ndodhin në zona të populluara dhe shpesh përfshijnë edhe të pafajshëm, gjë që vetëm sa e thellon mungesën e besimit te forcat e rendit.

Read more ...


Elon Musk: Në 2040 do të ketë më tepër robotë humanoid sesa njerëz

Elon Musk deklaroi të martën se deri në vitin 2040 pritet që numri i robotëve humanoidë ta tejkalojë popullsinë njerëzore, duke arritur në afërsisht 10 miliardë njësi. Duke folur në Forumin e Investimeve të Ardhshme të Arabisë Saudite, Musk parashikoi që një robot i aftë për të kryer çdo detyrë mund të kushtojë nga 20,000 deri në 25,000 dollarë.
 
 
Tesla ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim me serinë e saj të robotëve humanoidë Optimus, të cilët pritet të prodhohen masivisht deri në vitin 2026. Deri në këtë vit, Musk synon të ketë disa mijëra njësi aktive në fabrikat e Tesla-s, që mund të jenë produkti më i madh i kompanisë, i cili do të mundësojë vlerësimin e saj në 25 trilionë dollarë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG