Ja sa vota ka secili nga shtetet që mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale
Gara për Shtëpinë e Bardhë varet nga rezultatet e votimeve në shtatë shtete kyçe - Pensilvani, Wiscnonsin, Arizona, Xhorxhia, Karolinë e Veriut dhe Nevada. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim karakteristikave të tri shteteve kryesore fushëbetejë, që përbëjnë të ashtuquajturin ‘muri blu’.
Njihet si mbretëresha e shteteve fushëbetejë: Pensilvania është një nga shtatë shtetet që mund të përcaktojnë fituesin e kësaj gare presidenciale. Analistët thotë se kandidatët Harris dhe Trump, duhet të fitojnë këtë shtet për ta fituar Shtëpinë e Bardhë.