Erdogan rikonfirmon mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës, bën thirrje për kthimin e Krimesë Kievit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dha sot një mesazh në Samitin e Katërt të Liderëve të Platformës së Krimesë, duke theksuar përkushtimin e Türkiyes ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, raporton Anadolu.
“Mbështetja jonë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës është e palëkundur. Kthimi i Krimesë Ukrainës është një kërkesë e ligjit ndërkombëtar”, deklaroi Erdoğan në një video-mesazh.