Ngjarja tragjike në Kamëz! Gazetari: Gjyshi nuk e dinte që 2-vjeçari ishte futur poshtë kamionçinës

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e djeshëm familjen Markdoda në zonën e Kamzës, pasi gjyshi në mënyrë aksidentale përplasi me automjet në oborrin e shtëpisë nipin e tij 2 vjeç.
Për shkak të plagëve të marra fatkeqësisht i vogli ndërroi jetë në spital. Humbja e fëmijës së mitur ka qenë e rëndë për familjen dhe aq më tepër për gjyshin, i cili ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.