Lidhje


Tragjedia e italianit/ Erdhi për të rregulluar dhëmbët në Tiranë, ka 8 muaj në spital

Kalvari i Simone Del Vecchio (majtas në foton lart) nisi më 13 mars, ditën kur 37-vjeçari nga Barletta e Italisë, me profesion ueb-dizajner vendosi t’i nënshtrohej trajtimit dentar në një klinikë në Tiranë për vendosjen e protezave në të dy harqet për të rregulluar disa dhëmbë që i mungonin. Ajo që ndikoi në zgjedhjen e tij për të shkuar në Shqipëri ishte një reklamë që premtonte rezultate të shkëlqyera me çmime konkurruese.

 

Menjëherë pas operacionit Del Vecchio u sëmur dhe pësoi 4 arreste kardiake. Në 8 muaj, Simone shkoi nga reanimacioni i spitalit të Tiranës në atë të Poliklinikës së Barit dhe më pas përfundoi në Casa Sollievo della Sofferenza në San Giovanni Rotondo ku ndodhet aktualisht në spital.

Read more ...


Avionët l"uftarakë i"zraelitë s"ulmojnë në afërsi të dy kishave dhe një spitali në Bejrutin jugor

Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan objekte civile dhe fetare në Liban sot herët në mëngjes, njoftoi media zyrtare, transmeton Anadolu. Një sulm ajror izraelit shënjestroi afërsinë e Kishës Zoja e Shpëtimit pranë Spitalit Shën Gjergji në zonën Hadath të periferisë jugore të Bejrutit, njoftoi Agjencia Libaneze e Lajmeve. Një tjetër sulm ajror izraelit shënjestroi një ndërtesë banimi 12-katëshe pranë Kishës Mar Mikhael në lagjen Chiyah të Bejrutit jugor. Nuk ka raporte të menjëhershme për viktima, por sulmet ajrore shkaktuan dëme të mëdha në strukturat aty pranë.

Read more ...


Historia e vërtetë e “La casa de papel”/ Pengmarrja për 37 orë e Bankës së Barcelonës

Më 23 maj 1981, banka qendrore e Barcelonës u mbajt peng për 37 orë nga 11 persona të armatosur. Atë ditë brenda bankës ishin 300 persona. Nuk dihen ende arsyet e vërteta të sulmit. Flitet për një motiv thjesht ekonomik, flitet për qëllime politike, por ekziston edhe hipoteza se e gjitha ishte e orkestruar nga njerëz në pushtet me qëllim vjedhjen e dokumenteve konfidenciale në lidhje me tentativën për grusht shteti të 23 shkurtit të kryer nga disa ushtarë spanjollë.

 

Të hënën e 23 shkurtit 1981, një grup i madh i Gardës Civile spanjolle, i udhëhequr nga nënkoloneli Antonio Tejero, sulmoi “Palacio de las Cortes” në Madrid, gjatë votimit për emërimin e Leopoldo Calvo-Sotelo si President i ri i Qeverisë.

Read more ...


Skandal i vërtetë!/Kapiteni Rrahmani tërhoqi ekipin pas thirrjeve r"aciste anti"shqiptare: Kosova është Kosovë ose Shqipëri, kaq!

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili mori vendimin për largimin e skuadrës nga fusha për shkak të thirrjeve antishqiptare, ka folur pas braktisjes së ndeshjes me Rumaninë.“Gjithçka filloi para ndeshjes. Rumania bëri fushatë që tifozët të mos bënin thirrje raciste. Por, gjatë gjithë ndeshjes na kanë thënë Kosova është Serbi”, u shpreh Rrahmani.Ai theksoi se morën vendimin për të mos u kthyer më në fushën e blertë pasi tifozët rumunë filluan të bërtasin gjithnjë e më shumë duke theksuar se Kosova është Kosovë.“Në fund, nuk dua as ta përsëris atë e më fortë që ndodhi. I thashë arbitrit, por ai nuk donte të dëgjonte. Dhe i thashë që do të largohemi nga fusha, sepse ai nuk dëshiron të ndërmerrte asnjë veprim.

Read more ...


Sjellja e turpshme e ministres Koçiu për rastin e pacientit të v"dekur nga k"anceri

Salla e kuvendit është shndërruar sot në një arenë ku mund të vëzhgohet se sa të pandjeshëm ndaj jetës njerëzore mund të të bëjë pushteti; se sa përçmim mund të tregohet ndaj vdekjes, kur në lojë është imazhi prej ministreje apo reputacioni i qeverisë; sesi mund të vritet empatia brenda vetes, për dikë që shkon në botën tjetër, ngaqë s’pati mundësi të merrte ilaçe.

 

Fatkeqësisht të gjitha këto morën fytyrën e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu. Ajo doli nga binarët në interpelancën e thirrur nga deputeti Agron Shehaj. Kryetari i partisë së re “Mundësia” zgjodhi të mos bëjë vetë pyetje në interpelancë, por të nxirrte dëshminë e një të moshuari, djali i të cilit kishte ndërruar jetë tek Onkologjiku, pasi aty kishin mbaruar ilaçet.

Read more ...

XS
SM
MD
LG