Lidhje


Pas 5D-së lind 3D-ja!Erion Veliaj gjen mbështetje tek i vëllai, nga vjedhja “5D”, shpiket skema “3D” për “pastrimin e figurës”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i zhytur në skandalet e drejtorëve të tij, ka tentuar të pastrojë imazhin e tij duke bërë propagandë në media. Skema e propagandës “pro” kryebashkiakut Erion Veliaj, duket se i ka tentakulat të shtrira deri te bizneset private, që menaxhon i vëllai, Arbër Veliaj. Një rast është ai i “One Albania”, marketingu i së cilës menaxhohet nga kompania “Gogel” e Arbër Veliajt. “One Albania”, më 20 shtator 2024 ka fituar një tender nga Bashkia e Tiranës me objekt “Shërbim për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data”.

Read more ...


Vuçiq në OKB: Serbia nuk është shërbëtore e Rusisë apo SHBA-së

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka deklaruar se Serbia nuk është shërbëtore e Rusisë apo SHBA-së dhe se vendi ka politikën dhe interesat e saj, transmeton Anadolu.

 

“Ata që sulmuan Serbinë u përpoqën të kapin një pjesë të territorit të saj dhe këtë po përpiqen ta bëjnë edhe sot. Po ju pyes, të dashur përfaqësues dhe miq, çfarë mund të bëjmë ne si vende të vogla liridashëse sot në botë? Të gjithë flasin për Ukrainën, askush nuk lejohet të flasë për Serbinë. Ne nuk jemi shërbëtorë të Rusisë apo SHBA-së, ne kemi politikën dhe interesat tona”, tha Vuçiq.

Read more ...


Liban, mbërrijnë ndihmat humanitare të dërguara nga Turqia

Avioni që transportoi ndihma humanitare nga Turqia në Liban mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar "Rafic Hariri" në kryeqytetin Bejrut, raporton Anadolu. Avioni me ndihma u prit nga ministri libanez i Shëndetësisë, Firass Abiad dhe ambasadori i Türkiyes në Bejrut, Ali Barış Ulusoy.

 

Ministri libanez Abiad në një deklaratë tha se "Avioni turk me ndihma, dërgon një mesazh solidariteti për popullin tonë kundër sulmit të pamëshirshëm të Izraelit". Në avionin me ndihma të dërguar nga Türkiye janë 30 tonë ndihma humanitare dhe ndihma mjekësore.

Read more ...


Erion 5D-ja i jep 600 milionë lekë nga të popullit Afrim Qendros

Që paratë e shqiptarëve qarkullojnë brenda xhepave të Rilindasve kjo është vërtetuar me qindra herë në tenderat e denoncuar nga media të ndryshme, për të cilat SPAK nuk e ka vënë ujin në zjarr pasi thjesht është një me partinë dhe Edi Ramën, pavarësisht se shumë pak janë në dijeni të kësaj.



Këtë radhë Erion Veliaj i ka falur në një tender me Flamur të Kuq mbi 620 MLN LEKË PA TVSH, duke skualifikuar të gjithë konkurrentët në garë, fisit të ish-drejtorit të ARRSH Afrim Qendros në letra, për kompaninë e kamufluar të këtij të fundit. Qendro ka mbajtur edhe të tjera poate të rëndësishme si nënkryetar i Bashkisë Vlorë dhe Prefekt i Tiranës.

Read more ...


Përsëri islamofobi në shkollat e Kosovës, 18 vjeçarja përjashtohet për shkak të shamisë

Flet drejtori që përjashtoi nxënësen me shami: I thamë, largoje shaminë e hajde nisja mësimit! Një 18-vjecare është përjashtuar nga shkolla “Bedri Pejani”, në Pejë, për shkak të bartjes së shamisë. Drejtori i shkollës, “Bedri Pejani”, Musa Nikqi, në një intervistë dhënë për IndeksOnline, ka thënë se 18-vjeçarja nuk është përjashtuar nga shkolla, por ka vendosur vetë që të largohet.
 
 
Sipas drejtorit, asaj i është kumtuar lajmi që ligji dhe udhëzimi e parasheh që nuk lejohet bartja e shamisë fetare nëpër shkolla. “Nuk është përjashtuar, është larguar vetë, sepse i kemi thanë që nuk ka mundësi me ardh me mbulesë në shkollë, i thamë largoje e hajde prapë vazhdoje procesin mësimor, sepse kështu e parasheh ligji e udhëzimi, por ka qenë vendimi i saj largimi nga shkolla”, ka thënë Nikqi.

Read more ...

XS
SM
MD
LG