Gjermania zgjeron eksportet ushtarake në I"zrael

Sipas shifrave zyrtare të autoriteteve gjermane, vendi ka filluar të zgjerojë eksportet e saj ushtarake në Izrael, pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka konfirmuar se në tre muajt e fundit qeveria ka miratuar 94 milionë euro pajisje ushtarake dhe armë për Izraelin.
Shifrat u publikuan në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga partia opozitare e krahut të majtë e Aleancës Sahra Wagenknecht (BSW). Vëllimi i eksporteve ushtarake të raportuara nga Ministria e Punëve të Jashtme ishte dy herë më i madh se 45.7 euro, që Ministria e Çështjeve Ekonomike raportoi në komisionin ekonomik të parlamentit gjerman javën e kaluar.