Libia pajtohet për formimin e një qeverie të unifikuar
Përfaqësuesit e parlamentit të Libisë dhe të Këshillit të Lartë të Shtetit kanë njoftuar një marrëveshje paraprake për formimin e një qeverie të unifikuar dhe për krijimin e komiteteve të posaçme për të adresuar çështjet e diskutueshme, transmeton Anadolu.
Marrëveshja u zbulua nga anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Sara Al-Sweih, në një konferencë për media pas ditës së parë të takimeve në qytetin Bouznika në veri të Marokut. Diskutimet që filluan dhe do të përfundojnë gjatë ditës së sotme, synojnë të zgjidhin krizën politike të Libisë.