Fakte dhe dokumente/ Veliaj qindra miliona të ardhura, mbush xhepat me dieta e shpërblime
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është nën hetim nga SPAK-u për katër akuza penale, përtej detyrës së kryetarit të bashkisë, është edhe një përfitues nga taksat e qytetarëve. Kreu i drejtorëve të organizatës kriminale “5D”, merr jo vetëm rrogën si kryetar bashkie për detyrën që mban, por dhe dhjetëra apo qindra miliona lekë të tjera në total për të ardhurat e tij që vijnë jo vetëm nga paga, por edhe nga shpërblimet dhe përfitime të tjera.
Sipas të dhënave zyrtare që CNA ka siguruar, të cilat ne i kemi nxjerrë nga deklarimet e kryebashkiakut Erion Veliaj në ILDKPI, rezulton se vetëm në pesë vitet e fundit, Erion Veliaj të ketë siguruar mbi 110 milionë lekë të ardhura, nga të cilat rreth 70 milionë janë nga viti 2020 deri në vitin 2023 dhe një shumë tjetër që është afërsisht nga pagat e vitit 2024, rreth 25 milionë lekë të vjetër.