Denoncimi/Do marrin paga deri në 8 mijë euro, 24 ekspertët e Xhafajt lidhje me S*orosin

Sot u raportua se Byroja e Kuvendit ka vendosur t’i akordojë një fond prej 500 mijë eurosh komisionit Anti-Korrupsion, i cili drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafaj. Këto fonde do të përdoren për të paguar 91 ekspertë të angazhuar në punën e komisionit, me paga të ndara në tre nivele, ku disa prej tyre mund të arrijnë deri në 8 mijë euro në muaj.
Avokati Altin Goxhaj ka reaguar ndaj këtij vendimi përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një listë me 24 emra nga grupi prej 91 ekspertësh, duke pretenduar se ata kanë lidhje me Fondacionin Soros. Sipas tij, këta individë, të cilët ai i quan “ekspertë të Sorosit,” do të marrin paga të majme nga taksat e qytetarëve shqiptarë.