Lidhje


A do të l.uftojnë së shpejti ushtarë nga Jemeni në Ukrainë?

Sipas gazetës “Financial Times” Rusia do të angazhojë edhe ushtarë nga Jemeni në luftën në Ukrainë. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk mendon se rreziku i një "lufte globale” është "serioz dhe real”.  Në luftën e saj agresore kundër Ukrainës, Rusia po përdor jo vetëm dronë luftarakë nga Kina dhe Irani, por edhe raketa balistike nga Pheniani. Rusia ka angazhuar edhe ushtarë nga Koreja e Veriutdhe së shpejti në luftë mund të marrin pjesë edhe ushtarë nga Jemeni.

 

Sipas "Financial Times" milicia islamike Huthi po rekruton mercenarë për të shërbyer në ushtrinë ruse. Fjala është për disa qindra mercenarë jemenas që janë dërguar në Rusi përmes një sistemi të dyshimtë "trafikimi qeniesh njerëzore".

Read more ...


Biden: I.zraeli dhe Libani bien dakord për marrëveshjen për t'i dhënë fund k.onfliktit njëvjeçar

Qeveria libaneze dhe ajo izraelite kanë rënë dakord me propozimin e SHBA-së për t’i dhënë fund “konfliktit shkatërrues” midis Izraelit dhe grupit Hezbollah, njoftoi sot presidenti amerikan Joe Biden, transmeton Anadolu. Marrëveshja është planifikuar të hyjë në fuqi të mërkurën në orën 4 të mëngjesit me kohën lokale (0200 GMT), ndërsa sipas saj, Forcat e Armatosura Libaneze do të “dislokohen dhe marrin kontrollin” e Libanit jugor gjatë 60 ditëve të ardhshme, gjatë së cilës kohë, “Izraeli do tërheqë gradualisht forcat e saj të mbetura”, tha presidenti në deklaratën e tij televizive.

Read more ...


Të gjithë kundër Arabisë Saudite si vend organizatorë i Kupës së Botës në 2034

Më 11 dhjetor, kongresi i FIFA-s pritet të ratifikojë dhënien e të drejtës për të organizuar Kupën e Botës 2034 Arabisë Saudite, sepse pas tërheqjes së Australisë është e vetmja ofertë e paraqitur.

 

Megjithatë, me afrimin e ditëve të vendimit, reagimet shtohen. Më 11 nëntor, Amnesty International dhe Aleanca e Sportit dhe të Drejtave (SRA) në deklaratat e tyre zyrtare i kërkuan FIFA-s të ndalojë procesin e përzgjedhjes së Arabisë Saudite nëse nuk shpallen reforma të rëndësishme për të drejtat e njeriut astje. Diçka që duhet të ndodhë brenda javëve të ardhshme dhe veçanërisht para votimit muajin e ardhshëm.

Read more ...


SPAK lëshon urdhër-arrest për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha

SPAK ka lëshuar diten e sotme dy urdher arreste pë gazetarin e kronikës së zezë Elton Qyno dhe gazetarin Artan Hoxha. Sipas burimeve, bëhet me dije se mbi gazetarin Hoxha rëndon akuza "anëtar i organizatës kriminale". Për të është kërkuar masa “detyrim paraqitje”.

 

Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion. Edhe ndaj tij është vendosur masa "detyrim paraqitje". Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara. Ata kaluan dyert e Prokurorisë së Posaçme pasi GJKKO ka lëshuar masën e sigurisë ndaj tyre në kuadër të megaoperacionit të SPAK.

Read more ...


​5 vjet nga tërmeti sh.katërrimtar në Thumanë

Një tërmet prej 6.4 ballësh goditi fshatin Thumanë në Durrës pesë vjet më parë duke lënë për pak sekonda 51 të vdekur, 913 të lënduar dhe mijëra banesa të shkatërruara, njëra prej ngjarjeve më të rënda që Shqipëria përjetoi nga fatkeqësitë natyrore. Ndërtesa shumëkatëshe, shtëpi, shkolla të shembura, njerëz që kërkonin ndihmë, ambulanca, makina policie e ushtrie ishin pamjet që mund t’i kapte syri nga kjo tragjedi. Tenda të shumta u vendosën përreth që të paktën të moshuar e fëmijë të strehoheshin aty.

Read more ...

XS
SM
MD
LG