Hetimi ndaj kryegylenistit Allajbeut, Erion Braçe: Klodi qenka i prekshëm vetëm në Kosovë atje ku ka shtet!

Pas lajmit se Prokuroria e Kosovës ka nisur hetime për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash ndaj Klodian Allajbeut, pronarit të Spitalit Amerikan në Tiranë, ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.
Deputeti i mazhorancës ka bërë një kritikë të hapur ndaj mungesës së funksionimit të administratës tatimore në Shqipëri, duke e vënë në pah këtë fakt përmes një statusi të tij në rrjete sociale.