Urrejtja ndaj muslimanëve arriti nivel rekord në vitin 2024 në Britani
Numri i rasteve të urrejtjes ndaj muslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar ka vazhduar të rritet, duke regjistruar nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në vitin 2024. Vitin e kaluar u regjistruan 6.313 raste të urrejtjes ndaj muslimanëve, një rritje prej 165 për qind nga viti 2022, thuhet në raportin vjetor të organizatës që ndjek sulmet ndaj muslimanëve në Britani, e njohur si "Tell MAMA".
Kjo organizatë ka regjistruar një rritje prej 120 për qind të raportimeve që vijnë nga rruga që nga viti 2022, me ç'rast kategoria e "sjelljes kërcënuese" është rritur për 715 për qind midis viteve 2023 dhe 2024.