Lidhje


Përgatitjet për të lundruar drejt Gazës: Aktivistët vazhdojnë përpjekjen për të thyer bllokadën i.zraelite

Aktori irlandez Liam Cunningham ka bërë të ditur se anija e aktivistëve ka mbërritur në Siçili, ndërsa përgatitjet janë në vazhdim për të nisur drejt Gazës, në përpjekje për të thyer bllokadën izraelite.

 

Iniciativa është organizuar nga Koalicioni i Flotiljes së Lirisë (Freedom Flotilla Coalition – FFC), një lëvizje që synon të tërheqë vëmendjen ndaj rrethimit të Gazës dhe të kontribuojë në përfundimin e tij.

 

Një përpjekje e mëparshme për të arritur në Gaza në fillim të majit u ndërpre pasi një tjetër anije e FFC-së, e quajtur “Conscience”, u sulmua nga dy dronë të dyshuar ndërsa lundronte në ujëra ndërkombëtare pranë brigjeve të Maltës.

 

FFC ka akuzuar Izraelin për përgjegjësi në këtë sulm, i cili ka dëmtuar rëndë pjesën e përparme të anijes. /mesazhi

XS
SM
MD
LG