Qeveria e Kosovës ndanë 500 mijë euro për ndihma humanitare në Gaza
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 500 mijë euro për ndihma humanitare në Gaza, raporton Anadolu. Në mbledhjen e kabinetit qeveritar të mbajtur paraditen e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se e përshëndesin marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, si rezultat i së cilës mundësohet dërgimi i ndihmave për popullin palestinez.
“Për këtë qëllim Qeveria e Kosovës, Republika e Kosovës, do të ndajë gjysmë-milioni euro mbështetje për popullin palestinez në Gaza. Urojmë dhe bëjmë thirrje që ky armëpushim i përkohshëm të shfrytëzohet për arritjen e paqes së qëndrueshme”, theksoi Kurti.