Tragjedi! Gruaja u rrëzua nga kati i 7-të dhe v.des, gishti drejtohet nga ish-lojtari argjentinas i paralizuar që ishte në shtëpi

Është një histori që po i bën njerëzit të flasin (shumë) dhe premton të jetë një temë gjatë ditëve të ardhshme. Raquel Candia, bashkëshortja e ish-futbollistit argjentinas Fernando Cáceres, vdiq në moshën 45-vjeçare, pasi u rrëzua nga kati i shtatë i pallatit ku banonte, në një kohë kur në shtëpi ishin vetëm ajo dhe bashkëshorti.Sipas shtypit argjentinas, rasti është duke u hetuar nga autoritetet e Buenos Aires duke marrë parasysh tre hipoteza: femicid, vetëvrasje, ose aksident.
Një nga aspektet që e bën rastin të veçantë është se Cáceres, aktualisht 55 vjeç, ndodhet në një karrige me rrota që nga viti 2009, vit në të cilin u qëllua në fytyrë gjatë një tentative grabitjeje.