Lidhje


Zbulohet shkaku i vdekjes së Egli Progës

Ka përfunduar ekspertimi mjeko-ligjor për 42-vjeçarin, Egli Proga,i cili u dhunua për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec.Sipas akt –ekspertimit, në trupin e viktimës janë konstatuar dëmtime, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat ” janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është “hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor”.“Ne mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L” ,thuhet nē akt-ekspertim .

Read more ...


Demokracia "mbaron" këtu!/SHBA, studentët propalestinezë do t'i presin masa më të rrepta në vitin e ri akademik

Pas demonstratave në mbështetje të Palestinës, të cilat nisën në Universitetin Columbia në SHBA në mesin e muajit prill dhe u përhapën në shumë universitete në mbarë botën, vatrat akademike kanë filluar të marrin masa më të rrepta në semestrin e ri, raporton Anadolu.Pasi mijëra studentë në SHBA, të cilët kundërshtonin mbështetjen financiare të universiteteve të tyre për kompanitë që mbështesin pushtimin e Gazës nga Izraeli, zhvilluan demonstrata pavarësisht ndërhyrjeve policore duke ngritur tenda në kopshtet e universiteteve nga mesi i prillit deri në ditën e diplomimit, çështja është bërë temë aktuale e administratave të universiteteve në vitin e ri akademik.

Read more ...


Pajazit Jashari – themeluesi i Lëvizjes Anti-Islame të Deçanit, del bashkëpunëtor i serbëve

Pajazit Jashari – themeluesi i Lëvizjes Anti-Islame, del bashkëpunëtor i serbëve, themelues i organizatës “Buducnost” me Nebojsha Vujoviçin dhe Millosh Vujoviçin
Themelues i të ashtuquajturës lëvizje anti-islame në Kosovë, Pajazit Jashari, del të jetë bashkëpunëtor i serbëve dhe i cili ka krijuar skema të ndryshme të organizatave me të cilat financohet nga Serbia dhe nga burime të tjera por me synimin për t’i ruajtur interesat e serbëve dhe Serbisë në Kosovë.

Read more ...


MIT-i arreston Liridon Rexhepin, menaxhonte rrjetin e parave të MOSSAD-it

Liridon Rexhepi, i cili ishte i vendosur të menaxhonte rrjetin e parave të MOSSAD-it në Turqi u arrestua nga Organizata Kombëtare të Inteligjencës së Türkiyes (MİT), dega e Departamentit të Policisë së Stambollit. Sipas informacioneve të marra nga burime të sigurisë, është konstatuar se Rexhepi ka menaxhuar rrjetin e parave të MOSSAD-it në Turqi. Aktivitetet e Rexhepit filluan të monitoroheshin që në momentin kur ai hyri në Türkiye më 25 gusht.

Read more ...


Britania pezullon 30 nga 350 licencat e eksportit të armëve drejt Izraelit

Britania ka pezulluar 30 licenca për eksportin e armëve ndaj Izraelit pas një rishikimi, njoftoi sot Sekretari i Jashtëm David Lammy, raporton Anadolu.Gjatë një fjalimi në parlament, Lammy tha se vendimi vjen pas një rishikimi të licencave të eksportit për armët në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka zbuluar se ekzistonte një “rrezik i qartë” që ato të përdoreshin në një mënyrë që mund të shkelë ligjin ndërkombëtar.“Përballë një konflikti si ky, është detyrë ligjore e kësaj qeverie të rishikojë licencat e eksportit të Britanisë”, tha Lammy.

Read more ...

XS
SM
MD
LG