Lidhje


Fidan: Nuk mund të presim vullnetin e mirë të I"zraelit për të zbatuar zgjidhjen me dy shtete

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan tha se "Ne nuk mund të presim vullnetin e mirë të Izraelit për të zbatuar zgjidhjen me dy shtete", transmeton Anadolu. Fidan foli në takimin e organizuar nga Grupi i Kontaktit të Gazës i Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI) dhe Ligës Arabe me Bashkimin Evropian (BE) dhe Norvegjinë, të mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB).

Read more ...


Një vit nga sulmi i Banjskës, Sveçla: Donin të aneksonin veriun e Kosovës, kemi incizime, u mbështetën nga Beogradi

Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniformuar e armatosur rëndë. Nga sulmi terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Një vit pas, Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla thotë për “Top Channel” se me provat e siguruara dëshmohet që grupi terrorist ishte i mbështetur nga shteti i Serbisë. 

Read more ...


New York Times: Shqipëria planifikon shtet të ri bektashi (mysliman) brenda Tiranës/A po e cënojnë harmoninë fetare "Planet e Ramës"?

New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku shkruan se kryeministri Rama është zotuar se do të ndërtojë brenda Tiranës një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit, e cila do t’i përkasë komunitetit Bektashi. Ky model i Vatikanit sipas Ramës lejon që kryeqyteti i vendit të ketë për Bektashinjtë një hapësirë sa 5 blloqe të New Yorkut. Sipas kryeministrit në këtë hapësirë do të lejohet alkooli, gratë do të veshin çfarë të duan dhe nuk do të vendosen rregulla të stilit të jetesës.

Read more ...


A po fryn erë lufte në Ballkan?/Kthimi i shërbimit ushtarak në Serbi me procedurë të përshpejtuar

Autoritetet në Serbi paralajmëruan kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por pa përmendur hulumtime përkatëse për nevojën e një mase të tillë. Në anketa të ndryshme me qytetarë, vështirë se mund të vërehet gëzim. Branisllav Popoviq nga Beogradi beson se ky propozim është “i pakuptimtë”, pasi që ushtria e Serbisë është profesioniste. “Unë besoj se kjo është vetëm një lojë politike dhe se [Qeveria] po përpiqet ta largojë vëmendjen nga disa gjëra të tjera”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Read more ...


Liban, rritet në 20 numri i viktimave si pasojë e shpërthimeve të "pagerëve"

Është rritur në 20 numri i personave që kanë humbur jetën dhe mbi 450 numri i të plagosurve në shpërthimet e "pagerëve" (pajisjeve të komunikimit) në të gjithë Libanin, transmeton Anadolu.Në një deklaratë me shkrim nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, jepet informacion lidhur me humbjet e jetëve që kanë shkaktuar shpërthimet e radiomarrësve në kryeqytetin Bejrut dhe në rajone të tjera. Në deklaratë theksohet se si pasojë e shpërthimeve të "pagerëve" kanë humbur jetën 20 persona dhe janë plagosur mbi 450 të tjerë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG