Lidhje


73-vjeçarja që agjëron: Në komunizëm s’na linte Enver Hoxha, fshiheshim…

Ka nisur sot agjërimi për të gjithë besimtarët myslimanë. Përgjatë 1 muaji, deri në 9 prill do të vijojë Ramazani, një muaj i faljes dhe i mëshirës.Rejhana Kalamishi Shpendi 73-vjeçe, e cila agjëron prej moshës 30-vjeçe, ishte e ftuar mëngjesin e ditës së sotme në emisionin “Good Morning Albania”, në Euronews Albania theksoi se në komunizëm nuk kishin mundësi që të agjëronin pasi  nuk i lejonte diktatori Enver Hoxha. Pavarësisht kësaj, ajo tregoi se e mbanin agjërimin fshehurazi ndërsa shtoi se prindërit i kishte praktikantë të fesë.

Read more ...


Dhjetëra mijëra njerëz vërshojnë rrugët e Londrës në mbështetje të palestinezëve

Dhjetëra mijëra demonstrues vërshuan rrugët e Londrës të shtunën për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe për të shprehur solidaritet me palestinezët, raporton Anadolu. Protesta masive, e organizuar nga grupet e shoqërisë civile, duke përfshirë Fushatën e Solidaritetit me Palestinën, Koalicionin Stop Luftës dhe Miqtë e Al-Aksasë, filloi në Hyde Park në orët e para, duke kulmuar me një marshim drejt Ambasadës së SHBA-së. Ndërsa demonstrata zhvillohej, policia qëndroi në gatishmëri të lartë, duke zbatuar masa intensive sigurie për 11 ngjarje të ndryshme në gjithë qytetin.

Read more ...


Erdogan tërhiqet nga politika: Zgjedhjet e 31 marsit të fundit për mua

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka thënë se zgjedhjet lokale të planifikuara për 31 mars do të jenë të fundit në të cilat ai do të jetë në krye të shtetit turk, ka njoftuar të premten agjencia turke e lajmeve TRT Haber. “Këto zgjedhje janë të fundit për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji. Rezultati që do të dalë do të jetë transferimi i një trashëgimie te vëllezërit e motrat e mia që do të vijnë pas meje”, citohet të ketë thënë ai, i cili më tej tha “shpresojmë të fillojmë një epokë të re që nga 1 Prilli.” 

Read more ...


Dyshohet për xhelozi/Gjirokastër, 13-vjeçarja plagos me thikë 15-vjeçarin

Një nxënës qëllohet me thikë nga një nxënëse. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen ‘18 Shtatori’ në Gjirokastër ku nxënësi A.T 15 vjeç ka ngelur i plagosur me thikë nga një 13-vjeçare nxënëse e shkollë 9-vjeçare ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër. Sapo nxënësi është qëlluar, me mjetin prerës, është vënë re nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë dhe përcjellë menjëherë në spital me makinë të rastit. Policia ka kapur vajzën adoleshente të cilën e ka shoqëruar në ambientet e policisë nga ku do të merret në pyetje në praninë e psikologut.

Read more ...


Tre ministre të Belgjikës mesazh grave të Gazës: "Bota është krenare për ju"

SELEN VALENTE/ Tre ministre të Belgjikës shprehën solidaritetin e tyre me gratë në Gaza dhe ndanë mesazhin se duhet të sigurohet një armëpushim dhe qasje në ndihma humanitare. Në kabinetin e qeverisë federale në Belgjikë janë shtatë ministre. Tre prej tyre së fundmi kanë marrë iniciativa të përbashkëta për çështjen e Gazës, me rastin e marrjes së presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) nga Belgjika. 'Gjëja e rëndësishme është që grave të Gazës t'u jepet mesazhi 'mbahuni në jetë'-tha Gennez..

Read more ...

XS
SM
MD
LG