Lidhje


26 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Lulzim Jashari, djali i komadantit legjendar Adem Jashari, tha se arma e shqiptarit u shkrep vetëm për lirinë.


Ai ushtarëve të FSK-së, u tha se armët e tyre janë vazhdimësi e armëve me të pastra në Ballkan dhe më gjerë, sepse ato nuk kanë gjuajtur në civilë.
“Armët tuaja, janë vazhdimësi e armëve më të pastra në Ballkan dhe më gjerë, armët e paraardhësve nuk u ndoten kurrë me gjakun e civilëve, ato shënjestruan vetëm uniformën e pushtuesve”, tha Jashari.

Read more ...


Dronët "Bayraktar" mbërrijnë në Shqipëri

Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se dronët turq "Bayraktar" TB2 kanë mbërritur në Shqipëri, transmeton Anadolu. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, në rrjetet sociale ka njoftuar se dronët "Bayraktar", sipas tij të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri. "Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre (dronëve). Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes", ka shkruar Peleshi.

Read more ...


Më shumë se 100 të vrarë në turmën që po priste ndihmat humanitare në Gaza

Më shumë se 100 palestinezë raportohet se janë vrarë ndërsa prisnin për të marrë ndihma në veri të Gazës.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi fajësoi forcat izraelite, ndërsa mediat palestineze cituan burime mjekësore duke thënë se trupat izraelite qëlluan mbi turmën.
Një burim ushtarak izraelit tha se trupat hapën zjarr pasi besonin se ushtarët ishin në rrezik.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se dhjetëra palestinezë u vranë duke u shkelur dhe shtypur nga kamionë.

Read more ...


At Nikolla Xhufka mbështet protestën e organizuar nga disa shoqata kundër ilegjitimitetit gylenist

At Nikolla Xhufka është i vetmi klerik i një feje tjetër i cili sot u shpreh në mbështetje të protestës që një grup besimtarësh dhe shoqatash, kanë organizuar përballë medresesë së Tiranës. E vlersojmë reagimin dhe qëndrimin e tij si një akt i pastër i pluralizmit dhe multilkulturalizmit i cili realisht është një vlerë e shtuar në mesin e atyre që e duan dhe e vlersojnë integritetin dhe sovranitetin e vendit të tyre.

Read more ...

XS
SM
MD
LG