Siri:OKB-ja paralajmëron se nevojat humanitare kanë arritur nivelin më të lartë
Nënsekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Çështjet Humanitare dhe zëvendëskoordinatorja e Ndihmës Emergjente,Joyce Msuya, paralajmëroi komunitetin ndërkombëtar se nevojat humanitare në Siri kanë arritur nivelin më të lartë, raporton Anadolu."Populli sirian vazhdon të përballet me një krizë të thellë humanitare. Mbi 16 milionë njerëz, më shumë se 70 për qind e popullsisë kanë nevojë për ndihmë, tre të katërtat e të cilëve janë gra dhe fëmijë", tha Msuya në konferencën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për situatën humanitare në Siri.