The Guardian: Furnizoi Izraelin me naftë, Shqipëria mund të akuzohet për krime lufte në Gaza
Ekspertët ligjorë kanë paralajmëruar se vendet përgjegjëse për dërgesat e naftës dhe karburantit në Izrael mund të cilësohen bashkëpunëtorë në krimet e luftës në Gaza. Hulumtimi i ri i porositur nga organizata jofitimprurëse Oil Change International (OCI) ka zbuluar "furnizimin e vazhdueshëm dhe të zgjeruar të naftës duke nxitur gjenocidin e vazhdueshëm të Izraelit". Izraeli mbështetet shumë në këto dërgesa (naftë papërpunuar dhe produkte të rafinuara të naftës) për të fuqizuar avionët luftarakë, tanket dhe automjetet ushtarake në sulmin në Gaza, por edhe për buldozerët e përdorur për të rrafshuar shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor.