Lidhje


Presidentja Osmani: Ura e Ibrit duhet të hapet në koordinim me aleatët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thekuar se për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duhet të ketë koordinim me aleatët, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), për të bërë një plan të zbatimit të përbashkët, transmeton Anadolu.Gjatë vizitës së saj në Komunën e Vitisë, Osmani tha se SHBA-ja ka kërkuar që bashkërisht të ulen dhe të krijojnë një plan të zbatimit për hapjen e urës e cila ndanë Mitrovicën në pjesën jugore me shqiptarë dhe atë veriore me shumicë të popullsisë serbe.

Read more ...


“Ura duhet të hapet”, Kurti: Është çështje e Kosovës, s’ka vend për diskutime

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ura e Ibrit është një çëshjte e Kosovës dhe nuk ka vend për diskutime. Kurti u shpreh se diskutimet për urën e Ibrit janë mbyllur në 2016, kur është vendosur që ura duhet të hapet në 2017.“Çështja e urës së Ibrit është çështje e Kosovës, është çështje që është përmbyllur, sa i përket Brukselit, në vitet 2016-2017. Ura duhet të hapet, ne dëshirojmë edhe lëvizje të lirë të qytetarëve, edhe sundim të ligjit, edhe paqe, edhe siguri. Ajo që duhet të presim është raporti për qëndrueshmërinë e urës. 

Read more ...


Gjermanët i thonë jo mbështetjes ushtarake të vendit të tyre për Izraelin

 

68 për qind e gjermanëve janë kundër mbështetjes ushtarake për ushtrinë izraelite në luftën në Lindjen e Mesme gjë për të cilën është diskutuar së fundmi. Ky refuzim në shkallë të gjërë vörehet pavarësisht parapëlqimeve dhe simpative poltike. Sipas të dhënave të anketës të radio-televizioneve publike gjermane ARD Deutschlandtrend qëndrimi kundër mbështetjes ushtarake për ushtrinë izraelite vihet re tek simpatizantët e të gjitha partive politike në Gjermani.

Read more ...


Fidan: Turqia të mërkurën do t'i bashkohet çështjes së gjenocidit kundër Izraelit në GJND

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, tha se vendi i tij të mërkurën do të aplikojë për t’iu bashkuar çështjes së gjenocidit kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, raporton Anadolu."Ne do të dorëzojmë dosjen tonë të përgatitur për t'iu bashkuar çështjes së gjenocidit kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të mërkurën", tha Hakan Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij egjiptian në Kajro.

Read more ...

XS
SM
MD
LG