Mjekët ua reduktonin dozat pacientëve me kancer dhe ia çonin ‘tepricat’ farmacive!

Redaksia zbardh dosjen hetimore në lidhje me skandalin në QSUT, ku mjekë dhe punonjës të spitalit Onkologjik të Tiranës, abuzonin me detyrën, duke krijuar vështirësi për pacientët e prekur nga kanceri.Në dosjen e prokurorisë dokumentohen shkeljet e bëra nga mjekët dhe punonjësit, që orientonin pacientët drejt klinikave dhe spitaleve private.Po ashtu aty dokumentohet dhe rruga se si merreshin medikamentet dhe se kush ishte përgjegjës për skemën e mashtrimit. “Nga ana e specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi Devis Beqiri merrej me tregtimin dhe shpërndarjen e barnave, të cilat janë kontrabandë.