Spanja dhe Palestina mbajtën samitin e parë ndërqeveritar
Spanja mbajti në Madrid samitin e parë ndërqeveritar me shtetin e Palestinës, të cilin e njohu zyrtarisht më 28 maj, transmeton Anadolu. Në samitin e mbajtur në rezidencën Moncloa delegacionet u kryesuan nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanhez dhe kryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Palestinës, Muhammed Mustafa. Në samit ishin të pranishëm ministrat e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit, Punëve të Brendshme, Punës dhe Ekonomisë Sociale, Arsimit dhe Sportit dhe Rinisë dhe Fëmijëve të Spanjës, si dhe ministrat e Punës, Punëve të Brendshme dhe Arsimit të Palestinës.